25 Prill 2024

Inaugurohet objekti i Prokurorisë Themelore në Ferizaj

Prishtinë, 10 shkurt - Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi sot ka marrë pjesë në inaugurimin e objektit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ku të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Ministri Kuçi tha se themelimi i Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj është një lajm i mirë për drejtësinë dhe qytetarët e kësaj ane, ku me përkushtim e kemi përmbushur, jo vetëm një vendim politik por edhe një kërkesë të drejtësisë që ta bëjmë infrastrukturën edhe në Ferizaj sikurse në pjesët tjera të territorit të Republikës së Kosovës.

Si Ministër i Drejtësisë, më gëzon fakti që atë që e kemi quajtur arkitekturë e drejtësisë dhe atë që e kemi quajtur bazament për ngritjen e standardeve në drejtësi, tanimë po e bëjmë realitet. Gjithmonë kam pasur në mendje të kemi ligje të mira e funksionale në vendin tonë, infrastrukturë të domosdoshme, ambient për punë dhe investime në kuadër, që do të thotë  në prokurorë dhe gjyqtarë të pavarur, të paanshëm dhe profesional, shtoi Ministri Kuçi.

“Me lejoni të them që tanimë na mbetet që ky objekt modern, të përkthehet në kualitet të punës dhe ky kualitet nënkupton të kemi veprime të mira  të cilat garantojnë respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut në tërësi, por edhe ndjekjen penale të të gjithë atyre që shkelin ligjin”, tha Ministri Kuçi.

Ndër të tjera, Ministri Kuçi përgëzoj Kryeprokurorin e Shtetit për kontributin që është duke e dhënë në sistemin e drejtësisë dhe gjithashtu përgëzoj Kryetarin e Këshillit Prokurorial dhe iu siguroj atyre që do ta kenë mbështetjen e plotë politike, juridike dhe infrastrukturore për punën që janë duke e bërë. “Me lejoni të them dhe jam i bindur se nga kjo sallë dhe nga ky objekt do të merren vendime të mira që do t`i besojnë të gjithë qytetarët e Ferizajt dhe të rrethinës dhe ngadalë do ta rrisim besimin edhe në drejtësi. Ne kemi një bashkëpunim të mirë me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe i ftoj që të vazhdojmë edhe më tutje këtë bashkëpunim në mënyrë që ngadalë të marrim përgjegjësinë në duart tona dhe ta vejmë vetën në ballë të përgjegjësive për drejtësi në vendin tonë”, tha Ministri Kuçi.

Në fund të fjalimit të tij, Ministri Kuçi tha se besimi në drejtësi jo vetëm që është në të mirë të integrimeve Evropiane, për të mirën e zhvillimit ekonomik dhe çështje tjera, por është në të mirën e asaj që ne e quajmë shërbim për qytetarin e Republikës së Kosovës dhe uroj që gjithë qytetarët e vendit tonë, në veçanti qytetarët e Ferizajt të krenohen me punën tuaj dhe uroj që nga 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)