29 Mars 2024

Nehat Idrizi zgjidhet kryesues i KGJK-së

Prishtinë, 10 shkurt - Është mbajtur takimi radhës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nën kryesinë e kryesuesit Enver Peci.

Gjatë këtij takimi anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), si pikë të rendit të ditës kishin zgjedhjen e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Bazuar në obligimet procedurale, kandidaturat për kryesues të Këshillit Gjyqësor të Kosovës i kishin paraqitur anëtarët e këtij Këshilli, gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Kosovës znj. Makifete Saliuka dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Kosovës z. Nehat Idrizi.

Pas procedurës së votimit e cila u organizua në mënyrë transparente, anëtarët e KGJK-së me shumicë dërmuese te votave për kryesues të ri të KGJK-së zgjedhën gjyqtarin e  Gjykatës së Apelit të Kosovës z. Nehat Idrizi.

Idrizi shpalosi objektivat e veta përpara anëtarëve të Këshillit duke vënë në fokus përkushtimin e tij “për një gjyqësor të pavarur si dhe llogaridhënës, andaj, me qëllim të përmirësimit të planifikimit buxhetor për sistemin gjyqësor do të eliminoj mangësitë aktuale për të plotësuar të gjitha nevojat e sistemit gjyqësor, do të bëjë të gjitha veprimet e duhura për ngritjen e kapaciteteve të teknologjisë informative, mirëpo bazuar në sfidat e gjyqësorit, një ndër objektivat më me prioritet është çështja e hartimit të Strategjive për reduktimin e lëndëve të vjetra si dhe kthimi i besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë ku do të punoj me përgjegjësi’’

Gjithashtu, ai u zotua për përkushtim në ngritjen e nivelit të bashkëpunimit me institucione vendore dhe ndërkombëtare.

Mandati i kryesuesit të ri të KGJK-së, z. Idrizi fillon prej 9 marsit 2016 dhe është tre (3) vjeçar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)