29 Mars 2024

Demolli vizitoi Kolegjin e Luftës të Forcave të Armatosura turke

Ankara, 10 shkurt - Ministri i FSK-së HakiDemolli gjatë qëndrimit në Turqi vizitoi Kolegjin e Luftës të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë

Gjatë vizitës tre ditore në Republikën e Turqisë, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. HakiDemolli zhvilloinjë takim të veçantë me komandantin e Kolegjit të Luftës të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, gjenerallejtënant TahirBekiroglu.

Ministri Demolli fillimisht e ka falënderuar gjeneralin Bekiroglu për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Turqisë po jep për FSK-në në shumë fusha, sidomos në fushën e arsimimit të kadetëve të FSK-së në Akademitë Ushtarake të Turqisë.
Ministri Demolli dhe gjenerali Bekiroglu biseduan edhe për vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen, si dhe mundësinë e rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të FSK-së dhe Ushtrisë së Turqisë.

Nga ana e tij, komandanti i Kolegjit të Luftës, gjenerallejtënant TahirBekiroglu, premtoi ndihmën e tij për sa i përket edukimit dhe arsimimit të kadetëve të FSK-së në shkollat ushtarake të Turqisë.

Gjithashtu ministri Demolli takoi edhe gjeneral majorin HasanNevzad nga Instituti Strategjik Kërkimor, si dhe kadetët e FSK-së të cilët po shkollohen në Turqi.

Ndërsa në Qendrën e Korpusit të 3-të të Ushtrisë dhe Komandës së Zbarkimit të Shpejtë të NATO-s, ministri Demolli u prit nga gjeneral majori TayyorSungu, i cili e njoftoi z. Demolli me misionin e kësaj qendre. Më pas, ata diskutuan lidhur me shkëmbimin e përvojave edhe në fushën e stërvitjeve.
 
Në të gjitha takimet që pati ministri Demolli në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e  Republikës së Turqisë mori përkrahje për bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të dy institucioneve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)