29 Mars 2024

Rritet bashkëpunimi mes MPB, PK dhe SHKK-së

Prishtinë, 9 shkurt - Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Nehat Mustafa ka vizatuar Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Korrektues të Kosovës, ku është pritur nga u.d i drejtorit, z. Sokol Zogaj.

Në këtë takim është diskuar për shtimin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes Policisë së Kosovës me Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Të  dy palët vlerësuan se gjithnjë  është i rëndësishëm fuqizimi i institucione për zbatimin e ligjit, të  cilat janë në shërbim të qytetarëve.

Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për koordinimin e mekanizmave institucional në përmbushjen e aktiviteteve të parapara nga Strategjia Kombëtare Kundër Narkotikeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)