29 Mars 2024

Gjykata paralajmëron arrestimin e Visar Ymerit

Prishtinë, 9 shkurt - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, mund të arrestohet nëse nuk paraqitet në seancën e radhës për rastin e grushtimit mes deputetëve.

Ymeri së bashku me ish-deputetin Florin Krasniqi, deputetin Rexhep Selimi, të dy të Vetëvendosjes, si dhe shoferin Besart Bujupi, akuzohen për veprën penale lëndim i lehtë trupor, të cilin ia kanë shkaktuar pas një përleshjeje në qershor të vitit 2012, deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse gjykimi ka nisur në korrik të vitit 2012, Ymeri nuk ka marrë pjesë asnjëherë në seancë, e as në të fundit, të hënën.

Nëse seancat do të vazhdojnë të mos mbahen deri në muajin qershor kjo lëndë rrezikon parashkrimin, pasi që në këtë muaj kalon dyfishi i kohës së afatit të parashkrimit të përcaktuar me Kodin Penal.

Që të mos ndodhë kjo, gjyqtari i këtij rasti, Vesel Ismajli, ka thënë për “Kohën Ditore” se ndaj kryetarit të VV-së ka lëshuar fletësjellje me dhunë.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)