25 Prill 2024

Turqia do ta ndihmojë FSK-së

Ankara, 8 shkurt - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Haki Demolli, me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Ismet Yilmaz, udhëtoi sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.

Ministri Demolli u prit me nderime ushtarake nga ministri i Mbrojtjes Ismet Yilmaz dhe Garda kombëtare.

Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, z. Yilmaz  fillimisht  falënderoi    ministrin Demolli për vizitën dhe më pas së bashku  të dy ministrat bisedua për bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet  dy ministrive si dhe për intensifikimin e këtij  bashkëpunimi  edhe në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si në fushën e edukimit dhe arsimimit, stërvitjes, trajnimeve etj.

Ministri i FSK-së, z. Demolli pasi falënderoi ministrin e Turqisë për ndihmën  që shteti  i tij në vazhdimësi  po jep për Kosovën e në veçanti për FSK-në, kërkoi nga ai që të vazhdojë përkrahjen dhe mbështetjen e Kosovës dhe FSK-së në anëtarësimin në organizatat rajonale të Sigurisë.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, z. Yilmaz premtoi se Turqia do ta ndihmojë FSK-së edhe në të ardhmen në të gjitha drejtimet, qoftë me ngritjen profesionale të kuadrove përmes arsimimit dhe trajnimeve, qoftë përmes donacioneve .
 Ministri  Demolli, gjatë qëndrimit në Turqi pritet të takohet edhe me personalitete të tjera  të larta ushtarake si dhe do të vizitojë akademitë dhe shkollat ushtarake dhe kadetët e FSK-së, të cilët po studiojnë në Turqi.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)