24 Prill 2024

Kosovë-Maqedoni vetëm me letërnjoftime

Prishtinë, 7 shkurt - Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Poposki, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Prishtinë.

Zv.kryeministri dhe ministri i jashtëm të Kosivës, Hashim Thaçi, si nikoqir, pritet ta takojë ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Poposki, të nënshkruajë dy marrëveshje,për kalim të kufirit mes dy vendeve me letërnjoftime, si dhe marrëveshja për hapjen e vendkalimit kufitar Stançiq-Bellanoc, të cilat më pas duhet të ratifikohen edhe nga parlamentet e dy shteteve.

Takimi i dy homologëve në Prishtinë, i është konfirmuar korrrspodentit tonë Besnik Iseni,nga ambasadori i Kosovës në këtë vend, Ylber Hysa.

Thaçi dhe Popovskipritet të diskutojnë edhe për autostradën Shkup-Prishtinë, si dhe për projektet e përbashkëta në nismat rajonale./RTK
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)