24 Prill 2024

Transformimi i FSK në FAK vështirë se mund të ndodhë këtë vit

Prishtinë, 7 shkurt - Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura vështirë se mund të ndodhë këtë vit, pavarësisht faktit se Qeveria e Kosovës e ka futur këtë çështje në planin legjislativ për vitin 2016. Kështu kanë vlerësuar përfaqësues të subjekteve opozitare dhe njohës të këtij procesi.

Ata vlerësojnë se Lista Serbe do të paraqesë pengesë pasi ky subjekt nuk mbështet ndryshimet kushtetuese, të cilat janë të nevojshme për këtë transformim.

Drejtori i Departamentit për Informim në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala, ka thënë për “Zërin” se FSK-ja është e gatshme për transformim në Forca të Armatosur, por, sipas tij, ky transformim varet nga proceset politike.

“Kjo varet nga zhvillimi i proceseve politike në Kosovë, nga veprimet që do të zhvillohen këtu në Kosovë dhe nuk varen më nga FSK-ja. FSK-ja është e gatshme për transformim. Po e theksoj edhe një herë se ne si Ministri dhe FSK jemi të gatshëm për transformim.\"

\"Ne besojmë se këtë vit forcat politike në Kosovë, Qeveria edhe faktorët, që janë pjesëmarrës në këtë proces të vendimmarrjes, do të gjejnë gjuhën e përbashkët, forcën për të realizuar këtë objektiv me shumë interes për shtetin, për qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Shala.

/Zëri/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)