25 Prill 2024

Kodheli: Gjuha e rrugës nuk është zgjidhje

Prishtinë, 1 dhjetor - Sot, Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), zotëri Haki Demolli  priti në vizitë zyrtare, në Ministri,  Ministren e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, znj. Mimi Kodheli me bashkëpunëtorë. Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë znj. Kodheli u prit me nderime të larta nga Togu i Nderit dhe Orkestra Frymore e FSK-së.

Takimi i parë i Ministri Demolli dhe Ministres Kodheli u zhvillua kokë më kokë, për të vazhduar më pastaj takimin e përbashkët në nivelin e zgjeruar të dy delegacioneve.

Ministri i FSK-së, Haki Demolli pasi i dëshiroi mirëseardhje Ministres Kodheli, e ka njoftuar atë, për të arriturat e përgjithshme të FSK-së, shkollimin, trajnimet, ngritjen dhe profesionalizimin si dhe për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive në të ardhmen, bashkëpunim ky i cili duhet të vazhdohet dhe begatohet edhe më tutje.

Gjatë takimit, Ministri Demolli  konstatoi se janë realizuar një numër i madh aktivitetesh të parapara për këtë vit, sipas planit të veprimit i cili është rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe ngriti çështjen e vazhdimit të punës së grupeve punuese për të konkretizuar me një plan veprimi të aktiviteteve për vitet në vazhdim.

Gjithashtu, në bisedë me ministren Kodheli, tha ministri i FSK-së u diskutua edhe për aspektet e sigurisë në të dy vendet, pra edhe në Shqipëri edhe në Kosovë por edhe në regjion si dhe më gjerë, pas akteve dhe kërcënimeve të fundit terroriste. Në takimi e dyja delegacioneve u bisedua për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës por, edhe për situatën politike në Kosovë dhe Shqipëri.

Në takimin e përbashkët në mes të dy ministrave dhe dyja delegacioneve u bisedua edhe për përkrahjen që Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria për FSK ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë që mund ti bëhet Kosovës për anëtarësim në iniciativa regjionale, por edhe për përkrahjen e  kërkesës që Qeveria e Kosovë i ka paraqitur NATO-s për dialog politik ndërmjet NATO-s dhe Republikës së Kosovës.

Ministri Haki Demolli gjithashtu, i ka kërkuar ministres Kodheli që në vitin 2016, Kontingjenti i FSK-së të jetë pjesë e Kontingjentit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë me rastin e pjesëmarrjes në ushtrimin ushtarak ,,Anakonda’’ që do të mbahet në Poloni.

Gjithashtu, Ministri Demolli e ka falënderuar Ministren e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, zonjën Mimi Kodheli për mbështetjen delegacionit të MFSK-së që të jetë i barabartë dhe të trajtohet me dinjitet në të gjitha takimet, konferencat si dhe aktivitetet jashtë vendit.

Ndërsa, ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, znj. Kodheli falënderoi ministrin Haki Demolli për pritjen dhe shtoi se ndjehet mirë si këtu edhe përkundër që kjo vizitë po realizohet në një kohë sfidash të përgjithshme.

Ministrja Kodheli e informoj ministrin Demolli për zhvillimet e fundit në Ministri të Mbrojtjes dhe në Forca të Armatosura, si dhe biseduam për zhvillimet politike si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, me të njëjtin mendim se të gjitha palët duhet të orientohen drejt dialogut politik dhe zgjidhjeve politike.

E vetmja rrugë, deklaroi Ministrja Kodheli, për të gjetur zgjidhje është tavolina e bisedimeve dhe angazhimi në Kuvend. Gjuha e rrugës, siç tha Ministrja e Mbrojtjes nuk do të mund të zgjidhë asnjëherë çështjet e hapura përkundrazi, dhuna favorizon gjithë qëndrimet kundër të ardhmes demokratike dhe perëndimore.  

Terrorizmi tha zonja Kodheli është bërë një kërcënim global pas ngjarjeve tragjike të Parisit, Ankarasë, situata tejet e renduar në Belgjikë, alarmet Britani dhe  Itali  kanë cenuar shumë ndjenjën e sigurisë të qytetarëve të këtyre vendeve.

Kosova ka sfidë integrimin në Bashkimin Evropian dhe në strukturat Euro Atlantike por unë jam gjithashtu e bindur se Ministria për FSK është duke bërë atë më të mirën dhe më të duhurën për qytetarët e Kosovës. Kosova ka sfida të mëdha përpara dhe sfidat e Kosovës janë në sytë e të gjithë neve, dhe ne jemi duke punuar bashkërisht.

Në fund, ministrja Kodheli shtoi se me ministrin Demolli ndamë mendimin e njëjtë, për nivelin e bashkëpunimit që kemi midis FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ne të dy palët do të gjemë rrugët dhe mënyrat e bashkëpunimit akoma më të lartë. Ne jemi këtu për ta mbështetur këtë proces në mënyrë që me ndihmën e aleatëve tanë strategjikë dhe të SHBA-s, Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën dhe FSK-në, drejt integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian, shtoi në fund ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë znj. Kodheli. 

Në takim morën pjesë edhe zëvendës ministri Muhamet Latifi, gjeneral brigade Zymer Halimi drejtor i Drejtorisë për Operacione, kolonel Fadil Hadërgjonaj këshilltar ushtarak i ministrit Demolli, Luljeta Sokoli këshilltare e ministrit, nënkolonel Enver Dugolli atashe ushtarak, ndërsa nga pala shqiptare: Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, Arian Kraja Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë, Gjeneral brigade Nazmi Cahani komandant i Forcës Tokësore, Igli Hasani drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit Strategjik të Mbrojtjes etj.

Pas takimit të përbashkët në nivel të dy delegacioneve, të dy ministrat mbajtën një konferencë të përbashkët me gazetarë.

Ministri Demolli së bashku me ministren Kodhelli vizituan edhe Qendrën për Studime Universitare të FSK-së, ku u pritën nga gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, zëvendëskomandant i Forcave Tokësore dhe major  Avni Kiqina, Komandanti i Qendrës për studime Universitare të FSK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)