28 Mars 2024

Policia arreston një person për përfshirje në terrorizëm

Prishtinë, 1 dhjetor - Si rezultat i hetimeve disamujore të ndërmarra nga Drejtoria Kundër Terrorizmit, në kuadër të Policisë së Kosovës, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe në bashkëpunim me Sektorin Kundër Terrorizmit, në kuadër të Divizionit të Hetimeve Gjenerale dhe operacioneve speciale të qarkut të Brescias, Itali, sot është zbatuar plani i përbashkët operativ i koduar “Van Damme”, ku njëkohësisht është bërë zbatimi i urdhër kontrolleve në një lokacion në Kosovë, si dhe në tri lokacione tjera në Itali.

Me përkrahjen e njësive tjera relevante policore, Drejtoria Kundër Terrorizmit në një fshat të Hanit të Elezit ka bërë zbatimin e urdhër kontrollit të autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake nga Departamenti i Krimeve të Rënda, Gjykata Themelore në Ferizaj, me ç’rast është shoqëruar një person i dyshuar (S. I.), nën dyshimin se i njëjti ka kryer vepër penale, të sanksionuar nga Ligji nr. 05/L-002 “Për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit”, përkatësisht nga Neni 3 paragrafi 4.

“Kushdo që në mënyrë publike, në tubim ose me anë të shkrimeve, xhirimeve audiovizuele, duke përfshirë dhe mos u kufizuar edhe në rrjetet sociale ose në çfarëdo forme tjetër të komunikimit, thërret ose nxit të tjerët për kryerjen e veprave penale të përcaktuara në paragrafët 1, 2 dhe 3 të këtij neni”.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale dy armë zjarri, një revole dhe një pushkë e tipit karabinë, si dhe disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, që mund të ndërlidhen me rastin.

Në konsultim me prokurorin e rastit nga PSRK janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Ky operacion është një tregues se bashkëpunimi ndërkombëtar është i domosdoshëm në luftën kundër terrorizmit si dhe çelës i suksesit në hetime më efektive, andaj Polica e Kosovës është e hapur për bashkëpunim edhe në të ardhmen me cilindo shtet në luftën kundër terrorizmit dhe të gjitha formave tjera të krimit.

Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi publik, apelon tek të gjithë qytetarët që të mos bien pre e thirrjeve, propagandimeve dhe mashtrimeve të tilla për përfshirje në raste të terrorizmit, njëkohësisht për raste të kësaj natyre ta informojnë Policinë e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)