25 Prill 2024

KMDLNj vizitoi deputetin e arrestuar Ismaili

Prishtinë, 30 nëntor - Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në kuadër të mandatit për monitorimin e respektimit të të drejtave të njeriut në institucionet e ndalimit,  me 30 nëntor ka vizituar deputetin  e arrestuar të lëvizjes “Vetëvendosje”, Fisnik Ismaili.

Me datë 30 nëntor 2015 ishte paralajmëruar të mbahej seancë e Kuvendit të Kosovës, kur edhe një herë opozita kishte paralajmëruar bllokimin e saj.

Nga kontrollat e rrepta në hyrje të Kuvendit është ndaluar deputeti Fisnik Ismaili. Deputetit Ismaili gjatë kontrollit në hyrje të  Kuvendit të Kosovës i janë gjetur dy mjete të dyshimta, me ç’rast është vendosur në një sallë të veçantë në Kuvend.

Aty ka qenë i pranishëm edhe një prokuror shtetëror  i cili në mungesë të formularëve i ka pohuar z. Ismaili që do e dërgojnë në stacion policor.

Z. Ismaili pohoi se ai nuk kishte rezistuar dhe i rrethuar nga 5 pjesëtarë të Njësisë Speciale është dërguar në stacionin policor, Qendra. Ai pohoi se edhe gjatë transportimit ( në mjetin transportues) ka qenë i pranishëm edhe  prokurori në fjalë. Me tu dërguar në stacionin policor, z. Ismaili kishte refuzuar të deklarohej.

Ai i pohoi KMDLNj –së se është  njoftuar me të drejtat që i takojnë. Po ashtu ai u shpreh i kënaqur me sjelljen e stafit të Qendrës së Mbajtjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)