26 Prill 2024

Policia ka arrestuar deputetin Haxhi Shala

Prishtinë, 30 nëntor - Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga NISMA, Haxhi Shala, është arrestuar para disa çastesh nga Policia e Kosovës.

Arrestimi i tij është konfirmuar nga zëdhënësi i partisë tjetër opozitare, Frashër Krasniqi i Vetëvendosjes.

Haxhi Shala hodhi sot një bombolë të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit duke u bërë deputeti i [arë i NISMA-s që hedh gaz lotsjellës.

Paritë opozitare kanë vlerësuar se në njërën anë opozita u përjashtua jashtëligjshëm nga Kuvendi, kurse në anën tjetër deputetët e saj po arrestohen.

"Pushtetit nuk po i pengon opozita vetëm në Kuvend por edhe në rrugë. Manifestimi i fundit e ka frikësuar pushtetin deri në atë masë sa që ai po përdor mjetin e fundit: dhunën dhe represionin", thekson opozita.

Lëvizja Vetëvendosje! kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Haxhi Shala dhe të gjithë deputetëve dhe aktivistëve të tjerë të arrestuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)