19 Prill 2024

Pllakë përkujtimorë për dëshmorin Selman Vojvoda

Mitrovicë, 27 nëntor - Për nderë të festave të Nëntorit, familjarë, bashkëveprimtar, shokë e dashamirë, i kanë ngritur një pllakë përkujtimore, në vendin ku ka rënë, dëshmorit të Kombit, Selman Vojvoda.

Dëshmori i Kombit, Selman Vojvoda ishte vra nga forcat policore serbe më 20.02.2015, në Mitrovicë, tek ura në rrugën që shpie për në Skenderaj, gjatë demonstratave gjithë popullore të atëhershme me moton “Me demokraci e kundër dhunës”.

Këto demonstrata policia serbe i përgjaku duke vra Selmanin dhe duke i plagosur rëndë 24 shqiptarë të tjerë, disa prej të cilëve kanë mbetur invalidë të përjetshëm, për ç’arsye që nga atëherë kjo urë është emërtuar “Ura e Gjakut”.

Me rastin e vendosjes së pllakës përkujtimore, Xhafer Murtezaj, mësues dhe bashkëveprimtar i dëshmorit Selman Vojvoda, tha se pllaka përkujtimore po vendoset në një vend të shenjtë, vend ku është derdhur gjaku i Selmanit dhe patriotëve të tjerë shqiptarë, kryesisht të rinj, në kërkim të mbrojtjes së Kosovës dhe lirisë e pavarësisë së saj, që po mungonte.

“Dëshmori Selman Vojvoda dhe jetën e tij për lrinë dhe pavarësinë e Kosovës, andaj ne sot jemi tubuar këtu në shenjë nderimi  e respektimi të veprës së tij, si dhe për të treguar se jemi krenar që patëm një burrë të tillë si ai”, tha ndër të tjera Murtezaj.

Ndërkaq, veprimtari i çështjes kombëtare dhe të drejtave dhe lirive të njeriut, Halit Barani, evokoi kujtim nga ato ngjarje, siç tha ai, të dhimbshme, por dhunë të lavdishme dhe të paharrueshme, të cilat paralajmëruan lirinë dhe pavarësinë e shqiptarëve të Kosovës.

“Atë ditë Selmani, bashkë me mijëra shqiptarë të tjerë, po kërkonte lri,  të drejta dhe demokraci për vete dhe për popullin e tij. Policia barbare nuk donte të dëgjonte kërkesa të tilla, andaj edhe qëlloi me plumba Selmanin dhe 24 shqiptarë të tjerë që u plagosën rëndë. Ne sot, duhet të jemi mirënjohës për dëshmorët e kombit dhe ata që dhanë gjymtyrë për këtë që ne sot po e gëzojmë. Institucionet e vendit duhet të tregohen më të kujdesshme ndaj dëshmorëve të kombit”, tha Barani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)