19 Prill 2024

Policia apelon për kujdesë në trafik

Prishtinë,  27 nëntor -  Policia e Kosovës (PK)  referuar kushteve atmosferike dhe me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në vend, ngritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor, tani gjatë sezonit të dimrit do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme në gjithë territorin e vendit, për të krijuar një qarkullim  më të sigurt në komunikacionin rrugor për të gjithë qytetarët.

Policia e Kosovës duke ditur se gjatë sezonit të dimrit për shkak të kushteve atmosferike, te reshurave te bores dhe zvogëlimit të dukshmërisë në trafik, në të gjitha akset rrugore ka shtuar prezencën e njësiteve të trafikut në rrugë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Policia vazhdon të apeloj tek të gjithë ngasësit e automjeteve dhe pjesemarresve ne trafik që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, të respektojnë shenjat e trafikut, t’iu përshtaten shpejtësisë së lejuar me shenjat e trafikut, t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, në të kundërtën do të merren masa ndëshkuese ndaj gjithë shkelësve të ligjit.

Sa i perket gjendjes se rrugeve, te gjitha rruget konsiderohen te kalueshme, por disa rruge ne vise malore si rruga Peje-Kulle dhe ajo ne drejtim te pikes kufitare Mutivode, konsiderohen te kalueshme por pjeserisht te veshtiresuara per qarkullim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)