28 Mars 2024

Rama takohet me Shefin e Shtabit të Armatës së Maqedonisë

Shkup, 26 nëntor - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, u prit sot në takim nga shefi i Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë, gjeneral nënkolonel, Metodija Velickovski.

Komandanti i FSK-së u prit me gardën ceremonial të ushtrisë maqedonase, ku pastaj zhvilloi një takim me shefin e shtabit. Ata u pajtuan që bashkëpunimi mes të dy vendeve, përkatësisht të dy forcave të armatosura të vazhdojë edhe më tutje, e edhe të rritet, e veçmas në trajnime, shkollime, mjekësi e pjesëmarrje në iniciativa rajonale.

Gjeneral Rama fillimisht zhvilloi takim kokë me kokë me shefin e shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë, gjeneral Velickovski. ku u diskutuan një varg çështjesh nga fushëveprimi në kuadër të marrëveshjes bilaterale që ekziston ndërmjet dyja institucioneve dhe dyja shteteve. Gjeneral Rama çmoj angazhimin e Akademisë së Mbrojtjes të Maqedonisë e cila po shkollon edhe kadetëve tanë.

Gjithashtu, gjenerallejtënant Rrahman Rama pas takimit, në konferencën e mbajtur për shtyp, tha se synim i FSK-së është të jetë pjesë e të gjitha iniciativave rajonale, që siç tha ai, kjo është në të mirën e të gjitha vendeve. Më tej Komandanti i FSK-së  tha se do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe gjithashtu diskutuam edhe me gjeneralin që është në të ardhmen ta zgjerojmë këtë bashkëpunim dhe të ndajmë eksperiencat me shtetin maqedonas.

Ai, tha duke se Maqedonia mund të ndihmojë iniciativa regjionale. Kërkuam të na përkrahin me këto iniciativa sepse qëllim dhe synim i joni është që të jemi pjesë e të gjitha iniciativave regjionale, sepse kjo është të mirë të të gjitha shteteve”, tha Rama.

Komandanti i FSK-së tha se diskutuan edhe për mundësinë e shkëmbimit të informacioneve dhe eksperiencave. Po ashtu tha gjeneral Rama diskutuam edhe për  mundësinë e shkëmbimit të informacioneve e eksperiencave sepse qëllimi dhe synimi jonë është që edhe ne të jemi pjesë e kontribut dhënës  të  paqes në botë”.

Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë, Metodija Velickovski, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejme me FSK-në. Ai tha se me këtë rast dua të theksoj është se ne si dy shtete fqinje duhet të bashkëpunojmë sidomos në çështjen e sigurisë, e veçmas në Forcat e Armatosura. Bashkëpunimi me FSK-në  për ne si Ushtri e Maqedonisë është me rëndësi dhe  fillon me kadetët e rinj, me shkollime, trajnime, në Akademinë ushtarake të Maqedonisë dhe poligonin ushtarak, si dhe pjesëmarrjen e FSK-së në trajnime të përbashkëta rajonale. Jemi të gatshëm të ndihmojmë FSK-në në këto pikëpamje”, përfundoi shefi i Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë, gjeneral nënkolonel, Metodija Velickovski.


Komandanti i FSK-së, u prit edhe nga zëvendësministri i Mbrojtës së Maqedonisë, Hilmi Selami, e në takim mori pjesë edhe zëvendës shef i shtabit gjeneral major Muhamet Racaj.


Gjatë ditës së sotme, në Maqedoni, gjeneral Rama vizitoi edhe Akademinë e Mbrojtës dhe Qendrën e Trajnimit për pilot në Petrovec.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)