25 Prill 2024

Kosova është e rrezikuar nga mundësia e ndonjë akti terrorist

Prishtinë, 26 nëntor - Kosova nuk përjashtohet nga rreziku prej sulmeve terroriste. Pjesëmarrja e kosovarëve në ISIS, si dhe përkrahja e Kosovës nga vendet perëndimore e bënë këtë të fundit të ekspozuar ndaj akteve terroriste.

Por, sipas ushtarakëve dhe njohësve të sigurisë është faktori ndërkombëtar prezent në Kosovë, ai që i bën banorët kosovarë më të sigurt ndaj terroristëve.

Megjithëkëtë ata bëjnë thirrje që mekanizmat institucionalë të ngrenë nivelin më të lartë dhe Kosova të jetë e gatshme që të përballet me çfarëdo sfide.

Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe ish-oficeri i luftës, Naim Maloku, thotë se ISIS tani po paraqet rrezik global, prandaj, sipas tij, mund të thuhet se Kosova është e rrezikuar nga mundësia e ndonjë akti terrorist si çdo vend tjetër në rajon, apo jashtë rajoni.

Maloku thekson se janë disa faktorë të cilët ndikojnë në shkallën e rrezikshmërisë nga mundësia e ndonjë akti të mundshëm terrorist në vendin tonë.

Ai përmend si faktor të parë numrin e madh të shtetasve tanë, në krahasim me numrin e përgjithshëm të popullsisë së Kosovës, të cilët janë aktivë në luftërat sektare si pjesë e ISIS-it në Irak dhe Siri.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)