29 Mars 2024

Shënohet fillimi i fushatës “16 ditët e aktivizmit”

Prishtinë, 25 nëntor  – Zëvendësministri i Drejtësisë, njëherit Koordinatori Nacional kundër dhunës nё familje Lirak Çelaj, sot ka marrë pjesë në hapjen zyrtare tё Fushatës “16 ditët e aktivizmit” dhe ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas.

Duke folur pёr shënimin e ditës ndërkombëtarë pёr eliminimin e dhunës ndaj gruas, Zëvendësministri Çelaj theksoi se ёshtё e rëndësishme të shënohet dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas dhe 16 Ditët e Aktivizmit dhe atё pёr sensibilizimin e opinionit publik qё dhuna është fenomen jo civilizues, vetëdijesimi i gjeneratave të reja për rëndësinë e kultivimit të një familje pa dhunë dhe promovimin e vlerave të paqes dhe harmonisë familjare mund të reflektojnë në mbarë shoqërinë.

Çelaj përmendi punën qё janë duke e bёrё grupi punues i pёrbёrё nga akterё institucionalë dhe të shoqërisë civile tё cilët kane kontribuar me përvojat e tyre nё hartimin e Programit të Kosovës kundër Dhunës në Familje dhe Planit të Veprimit. Njëherit përmendi edhe se kjo punëtori ёshtё zhvilluar nё tri shtylla  parandalimin, mbrojtjen-trajtimin dhe reintegrimin.

Zëvendësministri Çelaj falënderoj ekipin përgjegjës tё hartimit tё Programit pёr për pjesëmarrjen aktive dhe kontributin e vlefshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)