23 Prill 2024

FSK i dhuron mbi 4 mijë euro Gjakovës

Prishtinë, 25 nëntor - Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nga organizimi i aktivitetit sportiv në atletikë “Vrapo me FSK-në, Gjakova 2015”, të organizuar një muaj më parë, ka grumbulluar shumën prej 4 mijë e 177 euro, dedikuar ndihmë për fëmijët e komunës së Gjakovës.

 Dje, një delegacionin i FSK-së i përbërë nga nënoficerë, ku merrte pjesë edhe këshilltari i Komandantit të FSK-së, nënkoloneli David Jones, i dorëzuan kryetares së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, paratë e mbledhura nga ky aktivitet sportiv.

 Komuna e Gjakovës këto para do t’i ndajë një institucioni shkollor për ndihmë në krijimin e hapësirave për fëmijët parashkollorë.

 Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, ka falënderuar FSK-në, për përzgjedhjen e komunës që ajo drejton për ta organizuar këtë aktivitet në ndihmë fëmijëve të saj. Ajo tha, se në bashkëpunim me drejtorinë e arsimit të kësaj komune, do të bëjnë përzgjedhjen e institucionit shkollor që do të përfitojë këtë shumë të parave.

 “Mjetet prej 4 mijë e 177 euro që janë mbledhur nga ky organizim do të shkojnë në një prej institucioneve shkollore të Gjakovës, në ndihmë të hapësirave për fëmijë, sipas të gjitha gjasave për moshat parashkollore. Mbetet të përcaktohet shkolla përfituese bashkë me drejtorinë e arsimit, por edhe një herë jam falënderuese FSK-së dhe angazhimit të tyre që ky të jetë aktivitet i suksesshëm”, tha Kusari-Lila.

 Ndërsa, Togerja e FSK-së, Manushaqe Nura premtoi se edhe në të ardhmen do të ketë bashkëpunim me komunën e Gjakovës, por edhe me komunat tjera, për të organizuar aktivitete të tilla për qëllime humanitare.

 Aktiviteti i FSK-së, “Vrapo me FSK-në-Gjakova 2015” kishte tubuar një numër të madh pjesëmarrësish, përfshirë pjesëtarë të FSK-së, KFOR-it, Policisë së Kosovës, EULEX-it, qytetarë, nxënës dhe përfaqësues të klubeve të atletikës në Kosovë. FSK-ja edhe në të ardhmen do të organizon manifestime të tilla, me qëllim të ndihmës humanitare për fëmijët e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)