28 Mars 2024

Ndërpriten përkohësisht gërmimet në Rashkë

Prishtinë, 25 nëntor - Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur është njoftuar, sot, nga ekspertët mjekoligjor të Republikës së Kosovës që ishin të angazhuar gjatë gërmimeve vlerësuese, në lokacionin e shënjuara në regjionin e Rashkës, përkatësisht në lokacionin Kizhevak, që gërmimet e filluara ditë më parë janë pezulluar përkohësisht për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Gërmimet vlerësuese  në kërkim të mbetjeve mortore të personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, e që dyshohet se mund të jenë varrosur në një varrezë masive të jashtëligjshme në këtë lokacion, pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, varësisht nga kushtet atmosferike.

Me këtë rast, Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur rithekson kërkesën dhe përkushtimin e institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës që punimet në këtë lokacion të rifillojnë sa më parë, dhe të intensifikohet me punën, angazhimin dhe përpjekjen e të gjithë akterëve , që rasti në fjalë të përfundojë në një afat sa më të afërt kohor, gjithnjë në respektim të të drejtave të familjeve dhe familjarëve të personave të zhdukur për të ditur për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka ftuar në një takim, gjatë ditës së nesërme, anëtarët e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare që janë të angazhuara në përgjithësi në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, ku do të diskutohet edhe mbi hapat e mëtutjeshëm rreth rastit në fjalë, dhe në përgjithësi rastit të Rashkës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)