25 Prill 2024

AAK: Ministri i Punëve të Brendshme dhe Drejtori i Policisë të tërhiqen

Prishtinë, 13 tetor -  Ndalimi i mbrëmshëm i Albin Kurtit, mënyra se si është bërë ky ndalim, si dhe krejt ngjarjet e mëpastajme që rezultuan me dhjetëra qytetarë e policë të lënduar, janë krejtësisht të papranueshme.

Konsiderojmë se marrja në polici e Albin Kurtit, është në kundërshtim me parimet e demokracisë si dhe në kundërshtim me vetë Kushtetutwn, nenit 75 të saj, ku deputetët nuk mund të ndalohen, apo të ndiqen e paraburgosen, për shkak të veprimtarisë së tyre në Kuvend.

Skandali me Albin Kurtin, ka qenë i menduar, i kalkuluar dhe është bërë me qëllim të eskalimit të situatës, në mënyrë që mëpastaj të fajsohet Opozita për veprime të dhunshme.

Njëkohësisht e konsiderojmë përpjekje të pushtetit për të hequr vëmendjën e opinionit publik nga dy marrëveshjet antishtetërore të Demarkacionit dhe Asociacioinit!

Në gjithë këtë ngjarje, është e pashmangshme përgjegjësia e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe Ministrit të Brendshëm.

Hapi i parë i kapërcimit të kësaj ngjarjeje të papresedan është dorëheqja e tyre.

Njoftojmë qytetarët se Opozita tashmë është edhe më e vendosur në kërkesat e saj të ligjshme, për pëzullimin dhe korrigjimin e marrëveshjeve për Demarkacionin dhe Asociacionin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)