19 Prill 2024

Hyseni: Po tentohet të instalohet logjika e anarkisë

Prishtinë, 13 tetor - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni ka deklaruar në Zona B të Klan Kosovës se sulmi i deputetëve të Lëvizje Vetëvendosje dhe i aktivistëve të kësaj Lëvizje është krejtësisht i palejueshëm dhe nuk duhet të ndodhë më.

“Sulmet ndaj kryeministrit Mustafa janë totalisht të pa pranueshme. Në cilindo shtet që do të ndodhnin këto sulme paraqesin diçka të keqe”, pohoi Hyseni, duke shtuar se “kjo po bëhet për të instaluar anarkinë.

“Kjo është përpjekje për të instaluar logjikën e anarkisë. Logjikën e forcës”, por “diçka e tillë më nuk do të lejohet të ndodhë”, ka shtuar Hyseni.

Për lëshimin e gazit nga deputeti Albin Kurti, Hyseni tha se është e pakuptueshme se si mund të bëhet diçka e tillë kundër kolegëve deputetë. Ai ia ka rikujtuar Kurtit se përdorimi i mjeteve të tilla është i sanksionuar me ligj.

“Është e vështirë e shpjegueshme përdorimi i gazit lotsjellës kundër kolegëve deputetë. Shpërthimi i një mjeti të tij mund të shkaktojë lëndime. Institucionet që merren me këtë duhet ta trajtojnë këtë rast. Albin Kurti si politikan që pretendon të jetë duhet ta di që përdorimi i gazit bëhet nga individë të licencuar të shkolluar dhe që kanë të drejtë përdorimin e tij. Duhet t’i them qartë edhe z. Kurti edhe tjerëve se përdorimi i mjeteve të tilla janë të sanksionuara me ligj. Policia e Kosovës për aq kohë sa do të jetë Skënder Hyseni ministër nuk do të merr urdhra politik, por vetëm zbatueshmëri rigoroze të ligjit”.

Hyseni pohoi se, janë duke u bërë hetime të detajuar për substancën që u përdorë në Kuvend.

“Mjetet me të cilat është gjuajtur Isa Mustafa janë të rrezikshme, ato mund të lëndojnë. Drejtori i Policisë më ka njoftuar në detaje se janë duke u bërë hetimet dhe analizat e materieve që janë futur aty. Më tej nuk futem sepse duhen vlerësime profesionale. Hetimet do ta thonë të vërtetën se çfarë materie ishte, sa ishte e dëmshme sa ishte e rrezikshme. Çdo veprim që e rrezikon jetën e njeriut është e dënueshme”. /Klan Kosova/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)