19 Prill 2024

Policia e Kosovës arreston Albin Kurtin

Prishtinë, 13 tetor - Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar deputetin e Lëvizjes Vetevendosje, Albin Kurtin.

Zëdhënësi i policisë Baki Kelani ka thënë për mediat se sot në orët e mbrëmjes në hyrje të Prishtinës , në bazë të një urdhërese të dhënë nga prokurori kompetent, njësitet relevante policore kanë ndalur Kurti dhe të njejtin e kanë shoqëruar për në stacionin policor për intervistim.

Të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent, ka deklaruar Kelani.

 Sipas një njoftimi të LVV-së, të lëshuar para pak çastesh, thuhet se Kurti tani po dërgohet në stacionin e policisë në Prishtinë.

Ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar aktivistët, mbështetësit dhe qytetarët që të grumbullohen para stacionit të policisë për të kundërshtuar arrestimin e ish liderit të kësaj lëvizje.\"Shteti policor nuk mund të kalojë. Reagimi qytetar është i pashmangshëm!\" thuhet në njoftimin e LVV-së.

Ndërkohë, përmes një njoftimi të mëhershëm, LVV-ja njoftoi se në magjistralen Ferizaj - Prishtinë, Policia ka ndaluar deputetët Albin Kurti dhe Glauk Konjufca sëbashku me dy aktivistë të tjerë të Lëvizjes, që ishin duke u kthyer nga aktivitetet që kishin në Shkup.

Në këtë njoftim thuhej se policia dëshiron t\'i arrestojë ata në shpërputhje të plotë me ligjin, pa asnjë dokument apo urdhërarrest. Rreth 10 policë po i mbajnë të ndalur deputetët dhe dy aktivistët duke tentuar disaherë që t\'i arrestojnë ata.

Pozita ka vendosur që përmes dhunës policore ndaj deputetëve, ta mbrojë \"Zajednicën\". Këto veprime të papranueshme do ta tensionojnë situatën, dhe përgjegjësinë për këtë e mbanë pushteti\", thuhej ndër të tjera në këtë njoftim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)