23 Prill 2024

Kosova do të ketë Kodin Civil për herë të parë në histori

Prishtinë, 9 tetor - Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në takimin e përbashkët të Komisionit për hartimin e Kodit Civil të Republikës së Kosovës, së bashku me kryesuesit e grupeve punuese, anëtarët e këtij komisioni si dhe ekspertët e projektit  “mbështetje kodit civil dhe të drejtave pronësore”, i menaxhuar nga zyra e BE-së në Kosovë.

Ministri Kuçi, në cilësinë e Kryesuesit të Komisionit për hartimin e Kodit Civil të Republikës së Kosovës, pasi ka falenderuar të gjithë anëtarët e Komisionit për punën e bërë si dhe ekspertët e projektit “mbështetje kodit civil dhe të drejtave pronësore’’, theksoi që puna në finalizimin e Kodit Civil, është vepra më kapitale për Qeverinë, Ministrinë e Drejtësisë dhe për sistemin e të drejtës civile në përgjithësi.

Ministri Kuçi, theksoi mbështetjen e plotë të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Qeverisë për punën e Komisionit për hartimin e Kodit Civil të Republikës së Kosovës.

Në vijim të takimit, kryesuesit e grupeve punuese prezantuan konkluzionet dhe rekomandimet kryesore të nxjerra nga takimet e mbajtura më parë ku janë diskutuar raportet e vlerësimit të hartuara nga Projekti “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtave Pronësore”.

Konkluzion i përbashkët i takimit ishte që hartimi i Kodit Civil duhet të bëhet në pajtim me legjislacionin e BE-së dhe praktikat më të mira evropiane dhe ndërkombëtare si parakusht edhe për zhvillim ekonomik të Kosovës duke mundësuar rregullimin e raporteve të ndryshme juridiko civile me dispozita që njëkohësisht janë funksionale dhe të qëndrueshme për vendin tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)