19 Prill 2024

FSK-ja mban Ushtrimin Fushor "Shqiponja 4'

Prishtinë, 9 tetor - Forca e Sigurisë së Kosovës ka planifikuar realizimin e Ushtrimit Fushor të koduar me emrin ,,Shqiponja 4”,që do të realizohet, nga data: 11-16 tetor 2015, në regjionin e Ferizajt dhe të Suharekës.

Ky ushtrim është planifikuar deri në detaje nga grupet planifikuese dhe të mbështetura nga ekspertë të fushave të ndryshme të Gardës Kombëtare të IOWA, të SHBA-ve.
 
Qëllimi i mbajtjes së ushtrimit fushor është verifikimi dhe ngritja profesionale e kapaciteteve ekzistuese nga njësitet e nivelit taktik dhe operacional, si dhe mbajtja e nivelit të gatishmërisë për reagim dhe arritja e objektivave të Komandantit të FSK-së.

Misioni i çdo pjesëtari të FSK-së është realizimi i detyrës së shenjtë për t`i dal në ndihmë çdo qytetari. Këtë detyrë duhet ta kryej me nderë e disiplinë dhe angazhim në të mirë të gjithë qytetarëve të vendit.

Njoftojmë opinionin publik, se gjatë ditëve të mbajtjes së ushtrimit fushor (11-16.10.2015), lëvizja e njësiteve të FSK-së nëpër rrugët e vendit do të jetë më e madhe, e cila do të bëhet pa penguar lëvizjen e lire të qytetarëve dhe me të vetmin qëllim, që në raste të fatkeqësive reale,  njësitet e FSK-së të jenë në gjendje që në kohën më të shkurtë t`u dalin në ndihmë qytetarëve të Kosovës.

Lëvizjet e FSK-sëdo të jenë 24 orë,gjatë,gjithë kohës së mbajtjes së ushtrimit fushor “Shqiponja 4”.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)