26 Prill 2024

Kosova e përgatitur për refugjatë sirianë

Prishtinë, 9 Tetor -  Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, z. Skender Hyseni, mori pjesë në takimin e përbashkët të Ministrave të Punëve të Brendshëm dhe të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, nikoqire e së cilës ishte Luksemburgu si kryesues i radhës i Presidencës së Këshillit të BE-së, për të diskutuar çështjen e refugjatëve sirianë dhe për të vazhduar me gjetjen e mënyrave më të mira për të menaxhuar me këtë krizë.

Edhe pse Kosova, krahasuar me vendet tjera të rajonit, nuk është prekur edhe aq nga kjo valë refugjatësh sirianë, Ministria e Punëve të Brendshme, gjegjësisht Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion (DSHAM) ka bërë përgatitje paraprake në mënyrë që në rast nevoje të mund t\'i akomodojë refugjatët të cilët megjithatë vendet e Ballkanit Perëndimor i përdorin si korridore për të vazhduar më tutje në vendet e BE-së.

Për këto çështje, Ministri Hyseni zhvilloi një takim edhe me drejtorin e Byrosë Regjionale për Evropë të UNHCR-it, z. Vincent Cochetel. Përveç përgatitjeve të DSHAM, MPB-ja në bashkëpunim me UNHCR po përgatitë edhe një plan reagimi gjithëpërfshirës siç kanë bërë shumë vende të rajonit e BE-së. z. Cochetel shprehu falënderimin e tij për punën që ka bërë Ministra e Punëve të Brendshme në parapërgatitjen e masave të nevojshme dhe inkurajoi të gjitha institucionet të vazhdojnë me nje qasje të tillë në mënyrë që ndonjë fluks i mundshëm në të ardhmen të mos na gjejë të pa përgatitur.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)