28 Mars 2024

Diskutohet roli i mediave në parandalimin e ekstremizmit

Prishtinë, 9 tetor - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) është duke implementuar projektin me titull: “Rrëfimi i dy qyteteve - ekstremizmi i dhunshëm dhe kundërpërgjigja” në komunat e Mitrovicës dhe Vushtrrisë.

Ky projekt mbështetet nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe qëllimi i tij është që të rritet aktivizmi dhe vetëdijesimi qytetar, të kontribuojë në promovimin e paqes dhe tolerancës në vend, si dhe parandalimin e përhapjes së ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Kosovë.

Në kuadër të këtij projekti, QKSS organizon  tryezë më temën “Roli i mediave në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë” e cila ka për qëllim përdorimin e mediave si faktorin kyç në drejtim të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm në  Kosovë.

Pjesë e diskutimit do të jenë edhe diskutimi i ideve të reja për kundërpërgjigje ndaj propagandës së grupeve ekstremiste.

Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues të mediave, OJQ-të, përfaqësuesit e komunitetit mysliman në Kosovë, student, përfaqësuesit nga zyra e BE-së, si dhe akterë tjerë relevant.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)