29 Mars 2024

Arrestohen shtatë persona për ‘trafikim me njerëz’

Prishtinë, 8 tetor - Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në dy operacione policore të ndara që ka realizuara me 06.10.2015 dhe 07.10.2015, ka arrestuar shtatë persona të dyshuar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz” dhe “mundësim ose detyrim prostitucioni”, si dhe ka identifikuar një viktimë të trafikimit.

Rasti 1. 

Në operacionin policor të realizuar në rajonin e Pejës me datë 06/10/2015 pas një pune hetimore janë arrestuar pesë (5) persona të dyshuar për të cilët dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ si dhe për ‘marrje me prostitucion’.

Personat e dyshuar të arrestuar janë:
·         N. Sh. lindur me 1969                      m/sh/k
·         B. B.    lindur me 1971                     m/sh/k
·         E. A.    lindur me 1993                     m/sh/k
·         V. Sh. lindur me 1986                     m/sh/k
·         Xh. R. lindur me 1989                      f/egjiptiane
 

Rasti 2.
 
Operacioni policor është realizuar me datën 7.10.2015 në rajonin e Mitrovicës-veri, me ç’rast pas hetimeve paraprake janë arrestuar dy (2) persona të dyshuar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale të ‘trafikimit me njerëz’. Ky operacion është mbështetur edhe nga DRP-Mitrovicë-veri.

Personat e dyshuar të arrestuar në këtë operacion janë: V. Z. lindur me 1980 dhe R. H. lindur me 1961.
 
Lidhur me këtë rast është identifikuar edhe një viktimë e trafikimit femër/serbe/kosovare (e mitur) e cila është duke u trajtuar sipas procedurave standarde për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave.

Gjatë këtij operacioni është bërë edhe kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit V. Z. dhe në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: një armë (revole) dhe një SD memorie/card.
 
Të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizimin e prokurorëve përkatës dhe në të dy rastet ndaj 7 personave tanimë të arrestuar është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për procedurat tjera hetimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)