25 Prill 2024

Aktakuzë kundër një personi për pjesëmarrja në grupe terroriste

Prishtinë, 7 tetor - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pran Gjykatës Themelore në Pejë, ka ngritur sot aktakuzë kundër të pandehurit S.M. për vepër penale, Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 par.2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri S.M. gjatë periudhës kohore korrik 2013 deri janar 2014, me qëllim që t’i bashkëngjitet grupit terrorist “Al Nusra”, e cila operon në konfliktin e armatosur në Siri, ka udhëtuar në Turqi përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” në linjën Prishtinë - Stamboll, ku prej Stambollit ka vazhduar me autobus për në qytetin Hataj, dhe nga ky qytet ka shkuar me taksi drejt kufirit Sirian, duke kaluar në mënyrë ilegale kufirin.

Aty vendoset në një qendër stërvitore, në rrethinën e qytetit të Alepos, ku i kryen ushtrimet fizike dhe ato me armë, të cilat kanë zgjatur rreth një muaj.

Më pas është mobilizuar në grupin terrorist të lartcekur, ku si pasojë e konfliktit të armatosur i njëjti nga armët e zjarrit ka marr plagë në këmbën e majtë dhe pas shërimit të përkohshëm është kthyer në Kosovë.

Me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale: Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste, nga neni 143 par.2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Për veprën penale me të cilën i pandehuri ngarkohet sipas aktakuzës, prokurori i rastit, nga radhët e prokurorëve vendës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga gjykata që pas shqyrtimit gjyqësor të pandehurin ta shpallë fajtorë dhe ta dënojë sipas ligjit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)