26 Prill 2024

OVL e UÇK-së reagim lidhur me arrestimin e Xhemshit Krasniqit

Prishtinë, 7 tetor - Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është e indinjuar thellë për arrestimin e veteranit të luftës Xhemshit Krasniqi dhe keqtrajtimin e familjes së tij nga ana e Policisë.

Ky arrestim sipas OVL e UÇK-së është vazhdimësi e sulmeve kundër dinjitetit të veteranëve të luftës, bazuar në akuza qesharake dhe të paargumentuara, që vijnë nga ana e kolaboracionistëve.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bën thirrje edhe njëherë që bartësit e institucioneve të drejtësisë, të merren me fajtorët e vërtetë, ata që terrorizuan popullin shqiptar të Kosovës me dekada dhe që kryen masakrat më të tmerrshme në fundshekullin e 20-të, deri në shkallën e gjenocidit.

Ndërsa, sa i përket keqtrajtimit që iu bë familjes, ku nuk u kursyen as gra e fëmijë, kërkojmë që të dënohen urdhërdhënësit, prej nivelit më të ultë e deri tek Ministri Hyseni.

Askush në Kosovë nuk duhet të ketë guxim të e keqtrajtojë dikend, e më së paku ata që e kanë për detyrë sigurinë tonë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)