19 Prill 2024

MFSK paraqet kallëzim penal ndaj keqpërdoruesit të uniformës së FSK-së

Prishtinë, 5 tetor - Në lidhje me rastin e njohur në media kurë një qytetarë ka veshur në mënyrë të paautorizuar  uniformën e FSK-së në një ceremoni private me sakteisht në dasmën e Korab Shaqirit,  MFSK me këtë rast pati marrë masën e suspendimit ndaj pjesëtarit të FSK-së që kishte huazuar uniformën.

 Ashtu si pati paralajmëruar ndaj qytetarit (N.N.) që kishte veshur uniformën në mënyrë të paautorizuar, MFSK me datë 02.10.2015, në Prokurorinë Themelore në Prishtinë,  ka paraqit kallëzim penal.

 Kallëzimi penal për shkak të veprës penale ‘Prezantim i rremë si person zyrtar’ nga neni 417 paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës.

“I dyshuari duke bartur/veshur publikisht pa asnjë autorizim uniformën  ceremoniale të FSK-së ka krijuar bindjen tek personat tjerë dhe në opinion e gjerë publik se gjoja është person ushtarak, respektivisht pjesëtar i FSK-së, me çka ka dëmtuar imazhin e FSK-së para qytetarëve të vendit, duke pasur parasysh rrolin dhe misionin që ka kjo Forcë”

Bazuar në dispozitat ligjore, MFSK çdo herë do të marrë masa ndaj të gjithë personave, qofshin ata zyrtarë  të brendshëm, apo qytetarë civil të jashtëm, që kryejnë veprime në dëm të FSK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)