29 Mars 2024

Konfiskohen mbi 39 kg substancë narkotike dhe arrestohet i dyshuari

Prishtinë, 5 tetor - Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, pas pranimit të informacioneve relevante nga burime policore në terren, dje, me 4 tetor 2015 rreth orës 23:25, ka realizuar një operacion policor anti-drogë, në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova” në fshatin Mazgit.

Gjatë realizimit të operacionit policor është ndaluar për kontroll një kamion, me ç’rast gjatë kontrollimit në rimorkion e kamionit e cila ishte e ngarkuar me rërë është gjetur e fshehur sasi e paketimeve të narkotikëve.

Me këtë rast është arrestuari i dyshuari: B. F. lindur me 1989.  

I dyshuari, drejtuesi i kamionit, e kishte fshehur sasinë e narkotikëve nën rërë, ku dyshohet se ka kryer veprën penale ‘blerja , posedimi, shitja ose shpërndarja e  paautorizuar e narkotikëve,  substancave psikotrope ose analoge’.

Substanca e konfiskuar e narkotikëve pas matjes ka rezultuar të jetë: 39.778 KG  (39 kilogramë e 778 gramë)

Hetimet lidhur me prejardhjen dhe destinacionin e substancës së dyshuar janë në proces.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i krimeve të rënda dhe me aktvendim të tij i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)