25 Prill 2024

Kuçi e Conde bisedojnë për reformat e në sistemin e drejtësisë

Prishtinë,  5 tetor - Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi ka takuar sot Raportuesin për Kosovë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Agustin Conde.

Conde po qëndron në Kosovë në një mision fakt-mbledhës për raportin e ardhshëm të Këshillit të Evropës për Kosovën.

Ministri Kuçi ka njoftuar Parlamentarin Conde për reformat e vazhdueshme në sistemin e drejtësisë në Kosovë, legjislacionin e hartuar në përputhje me standardet Evropiane dhe përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe garantimit të drejtave të njeriut.

Ministri Kuçi gjithashtu njoftoi z. Conde lidhur me përpjekjet e Qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë për të siguruar një ambient të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke përfshirë respektimin e të drejtave jo-shumicë dhe përfshirjen e tyre në institucione.

Me theks të veçantë u diskutua edhe për qasjen në drejtësi për komunitetin jo-shumicë dhe krijimin e mekanizmave ligjorë dhe praktik që lehtësojnë qasjen në drejtësi për të gjitha komunitetet, pa dallim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)