26 Prill 2024

Kuçi: Vendosni në bazë të ligjit dhe bindjeve tuaja

Prishtinë, 5 tetor - Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, sot u certifikuan 69 kandidat të cilët kanë dhënë provimin e Jurisprudencës.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Arta Rama-Hajrizi, Kryetari për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, z. Fejzullah Hasani, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Enver Peci dhe Kryeprokurori i Shtetit, z. Aleksandër Lumezi.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Kuçi theksoi se këta kandidat karrierën e juristit e fillojnë që nga fakulteti juridik, por pjekuria institucionale arrihet me dhënien e provimit të Jurisprudencës, provim ky i cili njeh të drejtën e secilit për të qenë gjyqtar, prokuror, avokat dhe një varg lëmive tjera në institucionet e drejtësisë.

Ministri Kuçi tha se kandidatët që kanë dhënë provimin e Jurisprudencës i kanë hapur dyert vetës që të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë, sistem ky i ndërtuar me ligje të standardeve ndërkombëtare dhe që janë funksionale në Kosovë.

“Ne kemi obligim të mbështesim drejtësinë dhe njerëzit e saj si bazament për të sotmen dhe të ardhmen e brezave që vijnë. Të mbështeten ata të cilët ecin rrugës së drejtësisë, ata të cilët nuk ndikohen apo korruptohen, që punën e drejtësisë e bëjnë me mendje apo zemër dhe të gjithë ata që i frikësohen padrejtësive”, ka thënë Kuçi.

Ministri Kuçi shtoi se me angazhim në sistemin e drejtësisë do të udhëhiqemi nga tradita juridike dhe modelet e avancuara të botës demokratike ku do të zhvillohet drejtësia për qytetarin në çdo kohë dhe me këtë do të rrisim besimin në drejtësi.

Në fund të fjalimit të tij Ministri Kuçi iu drejtua kandidatëve me mesazhin se tanimë kanë hyrë në një fazë të re të jetës së tyre profesionale dhe ka kërkuar nga ta që në rrugëtimin e tyre të angazhohen për Kosovën e integruar brenda dhe në botën e lirë, në paqe dhe harmoi, ku drejtësia dhe e vërteta janë vlera të cilat na drejtojnë tërë kohën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)