20 Prill 2024

Kuçi ia ka ofruar Thaçit mundësinë e dorëheqjes

Prishtinë, 3 tetor - Emrush Thaçi ka zgjedhur të japë dorëheqjen e jo të shkarkohet nga pozita e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Këtë zgjedhje, sipas burimeve të gazetës, ia ka kërkuar ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi. E ka kushtëzuar që vendimin ta marrë para se të kthehet nga Londra, ku po qëndron për vizitë, shkruan Koha Ditore.

Kuçi do të kthehet të dielën në Kosovë nga një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar. E, Thaçi ka dhënë dorëheqjen të premten nga pozita e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ministri i Drejtësisë ia ka ofruar një mundësi Thaçit që të largohet nga detyra që ka mbajtur prej 5 nëntorit të vitit të kaluar, duke dhënë dorëheqjen.

Këtë e ka bërë për të shmangur shkarkimin dhe dhënien e arsyeve publikisht për shkarkim. Arsyet janë shkeljet e njëpasnjëshme në Shërbimin Korrektues.

Më të rëndat konsiderohen: ai në Burgun e Prizrenit, kur një i burgosur kishte ndërtuar dhomë private, ikja e disa të burgosurve, dhe largimi i Sami Lushtakut nga kontrolli i gardianëve.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)