29 Mars 2024

KFOR-it promovues i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

Prishtinë, 4 shtator - Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, Gjenerali Philip M. Breedlove vizitoi Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Kampin “Film City” në Prishtinë, ku ai u takua me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta.

Gjenerali Breedlove u informua nga Komandanti i KFOR-it dhe stafi ndërkombëtar i shtabit mbi zhvillimet e fundit në situatën aktuale të sigurisë dhe politike në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit perëndimor.

Pas informimit, Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë shprehu falënderimin e tij për përmirësimin e situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe vuri në pah rolin kyç të KFOR-it, si promovues i efektshëm i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë theksoi bashkëpunimin pozitiv dhe të ngushtë me PK-në, EULEX-in dhe me të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe vendore, në mënyrë që të ruhet ambienti i qetë dhe i sigurt dhe liria e lëvizjes në mbarë Kosovën.

Gjenerali Breedlove përshëndeti trupat e KFOR-it dhe theksoi rëndësinë e KFOR-it në kontekstin delikat dhe të ndërlikuar të Ballkanit dhe nevojën për të vazhduar me përmbushjen e misionit, duke promovuar përparim dhe dialog në rajon.

Gjatë vizitës së tij dy ditore, Gjenerali Breedlove, i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, kishte një takim shumë të dobishëm me ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë, respektivisht të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai gjithashtu u takua me disa përfaqësues të Bashkësisë Ndërkombëtare: përfaqësuesin special të BE-së, përfaqësuesin special të UNMIK-ut, përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm, shefin e misionit të OSBE-së dhe përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

 “Unë po largohem nga këto angazhime të sotme me shumë besim që të gjithë gratë dhe burrat tanë në KFOR, EULEX dhe grupe të tjera ndërkombëtare janë plotësisht të angazhuar në vazhdimin e përparimit dhe në shumë përmirësime diplomatike që janë arritur këtu”, tha Gjenerali Breedlove.

“Marrëveshjet e fundit të arritura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe përpjekjet e KFOR-it, vërtetojnë rëndësinë e dialogut si faktor kyç i suksesit.”

Në përfundim të vizitës së tij, Gjenerali Breedlove u takua me njësitet e KFOR-it që veprojnë në Kampin “Sparta” dhe ai gjithashtu vizitoi Manastirin e Deçanit, ku ai u takua me Kryemurgun e Manastirit ortodoks të Deçanit, Atin Sava.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)