23 Prill 2024

SHBA vazhdon përkrahjen ndaj FSK-së

Prishtinë, 3 shtator - Ministri i FSK-së zoti Haki Demolli priti ambasadorin e ri të SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie.

Ministri Demolli  pasi e uroi ambasadorin për detyrën e re në Kosovë, e njoftoi atë me zhvillimet e reja në MFSK, me theks të veçantë, zhvillimet në procesin e transformimit të FSK-së, përgatitjet që janë bërë deri më tani dhe procedurat nëpër  të cilat duhet të kalojë ky proces, gjegjësisht sfidat me të cilat do të ballafaqohet.

Po ashtu ministri Demolli  foli edhe për shkallën dhe dinamikën e  bashkëpunimit  në mes të MFSK-së përkatësisht FSK-së me ushtrinë e SHBA-ve, donacionet e shumta që janë dhënë nga SHBA-të, trajnimet e ndryshme duke theksuar  partneritetin e shkëlqyeshëm që ekziston në bashkëpunim mes Gardës Kombëtare të IOëA-së dhe FSK-së. Ministri Demolli shprehi bindjen se gjatë mandatit të ambasadorit Delaëie ky bashkëpunim do zgjerohet dhe thellohet edhe më tutje.

Nga ana e tij ambasadori Delawie shprehi kënaqësinë për nivelin e bashkëpunimit të deritashëm në mes dy shteteve, posaçërisht në mes  departamentit të Mbrojtjes dhe MFSK-së ushtrisë së SHBA-ve dhe FSK-së, duke vlerësuar arritjet e FSK-së dhe punën e mirë që është bërë deri më tash në fushat përkatëse duke treguar një kujdese të posaçëm integrimit të minoriteteve.

Me këtë rast ambasadori Delawie  u shpreh se ky bashkëpunim do vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ambasadori Delaëie theksoi se siguria rajonale është njëra nga prioritetet dhe lavdëroi përkushtimin e FSK-së për të stërvitur me ushtrinë amerikane dhe aleatët tjerë, brenda mandatit që mbanë.

Në takim morën pjesë Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, Shefi i kabinetit të ministrit Xhevdet Halili,  Michel Polyak shef i Politikave Ushtarake në ambasadën e SHBA-ve në Kosovë dhe Anthony Butts Atashe i Mbrojtjes në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)