28 Mars 2024

Kosova do të vazhdojë të ketë mbështetjen e ShBA-ve

Prishtinë, 3 shtator - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, i uroi mirëseardhje ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Gregory T. Delawie, me ç’rast biseduan për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin në mes të dyja vendeve.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se këto raporte të mira në mes të dy shteteve duhet të forcohen edhe më tutje, duke rritur bashkëpunimin në  mes të policive dhe institucioneve të zbatimit të ligjit.

“Në të gjitha proceset nëpër të cilat kemi kaluar në shtet-ndërtimin e Kosovës, gjithnjë kemi pasur mbështetjen e ShBA-ve dhe për këtë gjithnjë do të jemi falënderues dhe mirënjohës. Besojmë se Kosova do të vazhdojë të ketë mbështetjen e ShBA-ve në procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në institucionet ndërkombëtare”, tha ministri Hyseni.

Me këtë rast, ministri Hyseni theksoi rëndësinë e pazëvendësueshme që ka ruajtja e partneritetit strategjik me ShBA-të në luftimin e krimit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
Ndërsa, ambasadori amerikan Delawie tha se vendi i tij është i përkushtuar për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës duke shtuar se ndjehet shumë i gëzuar që do të shërbejë në Kosovë.

Ai theksoi se bashkëpunimi dhe përkrahja amerikane për Republikën e Kosovës, e në veçanti për institucionet e rendit dhe ligjit nuk do të mungojë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)