19 Prill 2024

Policia po e lufton krimin

Prishtinë, 3 shtator - Policia e Kosovës, në përpjekjet e saj intensive në funksion të luftimit të krimit, dukurive negative dhe veprimeve që bien ndesh me ligjet e aplikueshme në vend, çdo ditë po shënon rezultate në identifikimin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të gjithë kryesit e përfshirë në raste të tilla.

Lidhur me një rast të vjedhjes së veturës me datën 01.09.2015, në Prishtinë, Policia e Kosovës përmes rrugëve hetimore-operative ka marrë një informatë se një i dyshuar ka kontaktuar në telefon viktimën dhe i ka kërkuar një shumë të caktuar të hollash në këmbim për t’ia kthyer veturën e vjedhur.

Pas pranimit të informatës hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të shpejta operacionale, ku është arritur identifikimi dhe lokalizimi i të dyshuarit, dhe në momentin e këmbimit të të hollave në mes të viktimës dhe të dyshuarit, është realizuar arrestimi i të dyshuarit.

Pas ekzaminimeve të nevojshme të forenzikës me urdhër të prokurorit kompetent viktimës i është kthyer vetura, ndërsa i arrestuari është dërguar në mbajte dhe i njëjti akuzohet për vepër penale të ‘vjedhjes’ dhe të ‘detyrimit’.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)