20 Prill 2024

Vazhdon mbështetja për zyrën e Koordinatorit Nacional kundër dhunës në familje

Prishtinë, 2 shtator - Zëvendësministri i Drejtësisë, njëherit Koordinatori Nacional Kundër Dhunës në Familje, Lirak Çelaj, ka pritur sot në takim eksperten ligjore amerikane me një përvojë të konsiderueshme në luftimin e dhunës familjare  znj. Amy Litwin.

Zëvendësministri Çelaj fillimisht falënderoj Ambasadën Amerikane për përkrahjen të cilën e kanë ofruar në hartimin e draft strategjisë përmes ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Zv. Ministri Çelaj gjatë këtij takimi theksoi se mirëpret çdo sugjerim që do të kontribuonte në mbarëvajtjen e projektit dhe gjithashtu shtoi se zyra e Koordinatorit Nacional do të vazhdojë të kontribuojë dhe përkrah të gjitha iniciativat e ndërmarra nga akterët relevant.

Ekspertja amerikane Litwin, do të hartoj një raport të detajuar për të vlerësuar Strategjinë dhe Planin e Veprimit kundër Dhunës në Familje 2011- 2014. Ekspertja Litwin pritet të vlerësoj efikasitetin  e implementimit të strategjisë  në sektorin e drejtësisë duke u fokusuar në mënyrë specifike në gjykata, prokurori dhe mbrojtje të viktimave.

Të gjeturat dhe rekomandimet e këtij vlerësimi do të shërbejnë për hartimin e strategjisë së re kundër  dhunës në familje. Të dy palët u pajtuan për koordinim të mëtutjeshëm të aktiviteteve edhe në të ardhmen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)