23 Prill 2024

Versioni i Ligjit për Specialen është përkthyer nga BE-ja

Prishtinë, 2 shtator - Versioni përfundimtar i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është hartuar, si dhe përkthyer në shqip dhe serbisht, nga Bashkimi Evropian.

Ministri i Drejtësisë ka kryesuar Ekipin Teknik, të themeluar nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, për shqyrtimin e legjislacionit të hartuar nga Bashkimi Evropian. Në shqyrtim të legjislacionit të pranuar, Ekipi Teknik ka dhënë propozime dhe ka ngritur çështjet paraprakisht të diskutueshme.

Versioni i fundit i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe, i pranuar nga Bashkimi Evropian, është cilësuar version përfundimtar dhe, si i tillë, është proceduar me kërkesë të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)