19 Prill 2024

Bashkëpunim për ta luftuar ekstremizmin fetar në Kosovë

Mitrovicë, 1 shtator -  - Bashkëpunimi ndër-institucional në drejtim të adresimit të sfidave të cilat ndërlidhen  me ekstremizmin e dhunshëm që nga fazat e hershme të zhvillimit të tij,  qysh tek fëmijët e shkollave fillore janë rrugët më të mira për t’a luftuar ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, u tha sot në një tryezë të mbajtur në Mitrovicë, pjesë e një projekti të mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së.

Projekti “Rrëfimi i dy qyteteve, Radikalizmi dhe Kundërnarrativi në Vushtrri dhe Mitrovicë”, që po implementohet nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) synon të kontribuojë në vetëdijesimin qytetar luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, i cili mund të çojë në dhunë.

Në debatin e organizuar sot në Mitrovicë morën pjesë përfaqësues të pushtetit lokal, Bashkësisë Islame në Mitrovicës, Policisë së Kosovës, mësimdhënës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë.

Skënder Perteshi nga QKSS përmendi gjendjen e rëndë ekonomike, sistemin jo adekuat të edukimit, mos-njohuritë e duhura rreth fesë, mungesës së lirisë së lëvizjes,  si ndër faktorët të cilët po ndikojnë në përhapjen e ekstremizmit në Kosovë
“Shumë nga problemet ekzistenciale me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës, po shfrytëzohen nga elementet propagandues të ekstremizmit”, tha Perteshi.

Përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës në Mitrovicë kërkuan që, si masë edukimi e të rinjve për t’u larguar nga elementet radikale, lënda Edukata Fetare të futet në kurikulën shkollore.  Kryeimami i Mitrovicës Rexhep Lushta tha se  ekstremizmi po vjen nga mosnjohuria e parimeve të vërteta fetare dhe gjendja e rëndë ekonomike në vend.

Ndërsa zyrtarë të Policisë së Kosovës nga Departamenti për Anti Terrorizëm  thanë se gjatë hetimeve që janë bërë ndaj elementeve radikale në Mitrovicë, janë gjetur edhe vende të fshehta, jashtë objekteve fetare, ku imamë të caktuar u mbajnë të rinjve ligjërata të cilat, sipas tyre, bien ndesh me parimet e Islamit.

“Kur predikohet drejt feja islame, nuk ka nevojë të ligjërohet fshehtas me dritare të mbyllura”, tha Florim Shabani nga Njësia për Parandalimin e Ekztremizmit të Dhunshëm  Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.

Në debat janë dhënë ide të ndryshme se si institucionet dhe shoqëria në Kosovë duhet të përballet me ekstremizmin përfshirë edhe atë që të zhvillohet mendimi kritik e analitik tek fëmijët rreth rreziqeve që mund të vijnë nga ekstremizmi.
Kjo ishte tryeza e dytë e këtij karakteri pas asaj të mbajtur javën e kaluar në Vushtrri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)