28 Mars 2024

VV: Rigjykimi i Mujës, kapitullim i drejtësisë

Prizren, 1 shtator - Vendimi i Gjykatës së Apelit për kthimin e rastit të Ramadan Mujës në rigjykim nuk mund ta quajmë ndryshe pos instrumentalizim të drejtësisë në shërbim të agjendës politike të pushtetit.

Përpos që ka dëmtuar interesin publik duke i dhënë mundësi të re shkelësve të ligjit, Gjykata e Apelit me këtë rast ka shkelur parimet themelore të drejtësisë, atë të racionalitetit të procedurës duke e zgjatur tej mase kohën e marrjes së vendimit dhe parimin e pavarësisë së gjykatave duke lejuar ndërhyrje nga jashtë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! konsideron se ky rast është tregues më i qartë për kapjen e shtetit në të gjitha segmentet e saj. Ndonëse pushtet i ndarë dhe me garanci kushtetuese për funksionim të pavarur, pushteti gjyqësor tashmë është kthyer në mburojë që ia siguron vazhdimësinë e pushtetit kriminal PDK-së.

Mosmarrja pjesë e prokurorit të rastit dhe papërgjegjësia e trupit gjykues në shqyrtimin e fundit, ishin tregues të qartë për përmbajtjen e vendimit. Në të vërtetë, gjatë gjithë rrjedhës së procedurës, objekt gjykimi në këtë instancë nuk ishte aspak aktgjykimi i shkallës së parë, por dilema se a duhet të shkojë Komuna e Prizrenit në zgjedhje të parakohshme apo jo.

\"Ne konsiderojmë se krimi, kriminaliteti dhe korrupsioni në sferën publike në Kosovë nuk janë raste të izoluara, por pasojë sistemike e një mentaliteti qeverisës kriminal. Siç dëshmon edhe ky rast, kjo gangrenë tashmë ka prekur të gjitha instancat e shtetit dhe dalja e vetme nga kjo situatë mbetet vetëm angazhimi i drejtpërdrejtë qytetarë për ndryshime demokratike në vend\", thuhet në njoftimin e VV-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)