29 Mars 2024

Gjashtë persona akuzohen për krim të organizuar dhe detyrimi

Prishtinë, 27 gusht - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sot ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Ferizajt kundër gjashtë të pandehurve.

Katër të pandehur akuzohen për veprën penale: Krim i Organizuar, nga neni 283 i Kodit Penal të Kosovës lidhur me veprën penale: Detyrimi i Rënduar, nga neni 340 i  Kodit Penal të Kosovës.

Disa nga të pandehurit përballen me akuza shtesë përfshirë Zjarrvënie e Rënduar nga neni 334, 1, 2 dhe 3 i KPK-së, Uzurpim i Paligjshëm i Pronës së Paluajtshme, nga neni 332, paragrafët 1 dhe 3 të KPK-së, Vrasje e Rëndë në Tentativë nga neni 179, paragrafi 1.6 dhe 1.8 të KPK-së dhe Lëndim i Lehtë Trupor nga neni 188, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.1 dhe 1.2 i KPK-së.

Veprat e pretenduara penale shtrihen përgjatë periudhës kohore 2008 – 2015 dhe kanë të bëjnë me blerjen e parcelave të tokës në Ferizaj.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)