26 Prill 2024

Specialja, dënime edhe me burgim të përjetshëm

Prishtinë, 5 gusht - Avokati Tomë Gashi ka vlerësuar se Gjykata Speciale nuk do të sjellë asgjë të mirë për individët që do të akuzohen.

Ai bëri me dije për ‘Epokën e re’ se në mesin e të akuzuarve mund të ketë persona që aktualisht mbajnë poste të larta qeveritare dhe kryetarë të partive të caktuara.

Gashi ka thënë se publikimi i akuzave për individë të dyshuar nuk do të ndodhë para se ata të arrestohen dhe të dërgohen në Hagë.

Ai u ka sugjeruar atyre të cilët mund të jenë të akuzuar të gjejnë avokatë të mirë dhe profesionalë për t’i parandaluar padrejtësitë eventuale që mund të bëhen ndaj tyre.

Gashi ka treguar se dënimi për vepra të caktuara penale është i paraparë deri në burgim të përjetshëm.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)