28 Mars 2024

HRW: Vendim i drejtë dhe i rëndësishëm i Kosovës

Prishtinë, 4 gusht -  “Human Rights Watch” përmes një komunikate për shtyp ka njoftuar se e ka mirëpritur vendimin e Kuvendit të Kosovës për të krijuar Gjykatën Speciale për akuzat serioze pas luftës.

HRW ka thënë se gjykata do të operoj nën ligjin e Kosovës mirëpo me seli në Evropë dhe gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë.

”Qeveria e Kosovës dhe ligjbërësit, kanë marrë një vendim të drejtë për drejtësinë”, ka thënë Lotte Leicht, drejtor i Human Rights Watch për Evropë.

“Është një hap me rëndësi për viktimat dhe për Kosovën që më në fund të adresoj akuzat për krimet serioze pas luftës”, ka theksuar ai.

HRW ka thënë se Qeveria duhet të punoj ngushtë me BE-në për ta themeluar Gjykatën në mënyrën duhur.

Gjithashtu ka bërë thirrje që për një gjykatë kredibile, është i domosdoshëm programi për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)