28 Mars 2024

Selia e Gjykatës Speciale do të jetë në Hagë

Prishtinë, 4 gusht - Ministri për Evropë, David Lidington i Britanisë së Madhe ka bërë të ditur se selia e Gjykatës Speciale do të jetë në Hagë.

“Kuvendi i Kosovës ka votuar ligjet për krijimin e Gjykatës Speciale për të hetuar pretendimet për krimet e luftës nga konflikti i vitit 1999. Kosova është pajtuar për krijimin e një gjykate ndërkombëtare (Gjykata Speciale) në Hagë për t’i dëgjuar këto pretendime”, thuhet në reagimin e Ministrit për Evropë, David Lidington.

Gjithashtu, Lidington ka bërë të ditur se BE-ja do të ofrojë fondet për këtë gjykatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)