29 Mars 2024

Enver Hasanin e mbrojtën eprorët e PDK-së dhe SHIK-ut

Prishtinë, 3 gusht - "Kjo Prokurori, nëse do që me të vërtetë të shkëpusë drejtësinë nga ndikimet politike, nuk mjafton vetëm nëse i ndëshkon prokurorët dhe gjykatësit për shkelje të ligjit, neglizhencë, abuzime dhe pisllëqe të tjera, se tek e fundit këta prokurorë dhe gjykatës janë të emëruar politikisht dhe veprojnë sipas urdhrave të eprorëve të tyre të politikës dhe parapolitikës, por Prokuroria e shtetit duhet t'i godasë kokat e mëdha të politikës, të cilat kanë ndikimin dhe monopolin në çdo qelizë të shtetit dhe në jetën ekonomike të çdo qytetari të Kosovës", thotë analisti Faik Krasniqi.

Çdo ditë e më shumë në organet e Prokurorisë zbardhet mënyra se si është punuar, dhe se si janë amnistuar nga hetimet zyrtarët e lartë. Rasti më i fundit ka lidhje me ish-kryegjyqtarin e Kushtetueses, Enver Hasani, për të cilin më herët Prokuroria e shtetit mohoi zyrtarisht se Enver Hasani po hetohej.

Kështu, më datë 9 korrik 2014, Prokuroria e shtetit, në kohën që drejtohej nga kryeprokurori Ismet Kabashi, ka dalë me një komunikatë për shtyp, ku ka mohuar se ish-kryegjyqtari i Kushtetueses, Enver Hasani, ishte në hetime qoftë në Prokurorinë vendore, qoftë dhe në atë të EULEX-it, ndërkohë që Prokuroria Speciale, nëpërmjet prokurores Drita Hajdari, më datë 31.07.2015, ka ngritur një aktakuzë ndaj Enver Hasanit lidhur me detyrën e tij të mëhershme si rektor.

 Në këtë prizëm pyetjet shtrohen se përse u tentua me çdo kusht që të fshihej lënda hetimore ndaj Enver Hasanit, dhe se kush duhet të mbajë dhe të japë përgjegjësi për këtë skandal?

Sipas burimeve të gazetës në Prokurori, jo vetëm kjo lëndë, ku është përfshirë Enver Hasani, por edhe lëndë, ku janë të përfshirë zyrtarë të tjerë janë mbajtur në sirtar nga ish-kryeprokurori i shtetit, Ismet Kabashi, e ndërkaq ky i fundit, pavarësisht të gjithave vijon të heshtë për paligjshmëritë e bëra.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)