18 Prill 2024

IPK do t’i hapë disa zyra rajonale

Prishtinë, 31 korrik - Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, ka bërë me dije se shumë shpejt IPK-ja do t’i hapë disa zyra rajonale.

Ai ka thënë për ‘Epokën e Re’ se hapja e këtyre zyrave ka për qëllim që IPK-ja të jetë sa më afër qytetarëve dhe drejt një policie edhe më të përgjegjshme e llogaridhënëse.

Në këtë kontekst, Shishani ka bërë me dije se IPK-ja gjatë këtij viti ka rekomanduar suspendimin e 18 punonjësve policorë.

“Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2015 IPK-ja ka trajtuar 550 ankesa, prej të cilave 285 janë klasifikuar si shkelje disiplinore dhe i janë referuar Drejtorisë së Standardeve Profesionale të PK’së, kurse rastet tjera janë duke u trajtuar në IPK”, ka thënë Shishani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)