23 Prill 2024

Gavriç, i dyshuar për terrorizëm ka dalë para trupit gjykues

Prishtinë, 30 korrik - Shtetasi serb Sllobodan Gavriç, i dyshuar për terrorizëm, ka dalë këtë të enjte para trupit gjykues në Prishtinë.

Fillimin e procesit gjyqësor për këtë rast e ka konfirmuar për Top Channel kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi. Ai ka thënë se seanca ka nisur rreth orës 14:00 në Pallatin e Dretjësisë.

Javë më parë Prokuroria kosovare ngriti aktakuzë kundër Sllobodan Gavriç, nën dyshimet se ka kryer veprën penale të \"akteve terroriste të mbetura në tentativë\".

Sipas aktakuzës së ngritur nga një prokuror vendas, Gavriç synonte që përmes atentateve të frikësonte seriozisht popullatën dhe të destabilizonte dhe shkatërronte strukturat më të rëndësishme politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale të Kosovës.

Sllobodan Gavriç u arrestua nga Policia e Kosovës me 25 dhjetor të vitit të kaluar në kryeqytetin kosovar, kur me një makinë private po transportonte sasi të konsiderueshme eksplozivi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)