26 Prill 2024

Në Kosovë ë 2014 janë kurorëzuar 16 239 qifte-bashkëshortore

Prishtinë, 30 korrik - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë 2014”.

Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2014 nga zyret e Gjendjes Civile  të Kosovës, ku janë grumbulluar gjithsej 17 330 fleta statistikore për kurorëzime DEM-3.

Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2014 janë kurorëzuar 16 239 qifte-bashkëshortore. 

Femrat e kurorëzuar me përkatësi etnike shqiptare janë 91.6%, kurse 94.2% janë meshkuj të përkatësisë etnike shqiptare; femra me përkatësi etnike serbe janë 1.0% dhe meshkuj me përkatësi etnike serbe 1.0%.

Femra të përkatësisë etnike turke janë 0.6%, dhe  po ashtu meshkuj me përkatësi etnike turke 0.6%; femra me përkatësi etnike boshnjake janë 1.5%, kurse meshkuj me përkatësi etnike boshnjake 1.4%.

Femra me përkatësi etnike rome, ashkalie dhe egjiptiane janë 2.3% dhe meshkuj të këtyre etnive 2.3%; kurse femrat me përkatësi tjetër etnike janë 3.0%, kurse meshkuj 0.5%.

Mosha mesatare e të martuarve ishte 29,0 vjeçare. Prej tyre, mosha mesatare e meshkujve ishte 30,7 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave 27,2 vjeçare.

Kurorëzimet sipas grupmoshave, dominojnë femrat e moshës 20-24 vjeçare me 5 793 ose 35.7%, ndërsa te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 5 141 ose 31.7%. 

Komuna e Prizrenit zë vendin e parë në Kosovë me 1 464 kurorëzime ose 8.4%, pastaj vjen Prishtina me 1 430 kurorëzime ose  8.3%, ndërsa në vendin e tretë gjendet Ferizaj me 1 090 kurorëzime ose 6.3% etj.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri i femrave të kësaj kategorie është 10 434 ose 64.3%, kurse e meshkujve 11 592 ose 71.4%.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)